-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq për marrëveshjen në Ohër: Shumë domethënëse, nuk do t’i kalojmë vijat e kuqe

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në Bruksel se marrëveshja në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është shumë domethënëse.

Sipas tij, kjo është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Në një deklaratë për gazetarë, shefi i diplomacisë serbe përsëriti se nuk ka pëlqim për siç tha ai “asgjë që do të ishte përtej vijave të kuqe të Serbisë”, raporton Tanjug.

“Marrëveshja është shumë domethënëse, është pjesë e përpjekjeve tona të përgjithshme, të cilat ne kemi investuar për 10 vjet për të punuar në normalizimin e marrëdhënieve tona me Prishtinën. Dhe kjo është e gjitha, asgjë më shumë”, tha Daçiq, i cili morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img