“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim, sepse nuk është në pyetje BE-ja apo Kosova. Ne nuk duam të na shtrohet ashtu pyetja. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë”, tha Daçiq, shkruan Danas, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka thënë se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por nuk mund të hyjë deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën, duke pyetur nëse dikush në BE e di se çfarë duhet të shkruhet në atë marrëveshje dhe nëse kjo do të thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën.
Sipas tij, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por BE është një projekt i mirë për Serbinë.
Daçiq tha se stabiliteti rajonal është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës dhe për këtë arsye duhet të kërkohen kompromise, e jo të pranojnë akte të njëanshme.