-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk nënkupton njohje ndaj saj

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është kontestuar për Serbinë, por se normalizimi nuk do të thotë njohje e Kosovës.

“Këto janë dy gjëra të ndara. Kjo e fundit nuk është diskutuar asnjëherë dhe as Serbia nuk ka rënë dakord me të,” theksoi Daçiq në një konferencë të përbashkët për media.

Ai kujtoi se në vitin 2013 ka nënshkruar marrëveshjen e parë të tillë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Pra, ne presim që pala kosovare t’i përmbushë obligimet e veta. Dhe për sa i përket Beogradit, ne do të qëndrojmë konsekuent me dëshirën që dialogu të përparojë”, tha Daçiq.

Ai nënvizoi edhe një herë se Serbia beson se kushdo që dëshiron të kontribuojë në stabilizimin dhe deeskalimin e situatës në Kosovë duhet të niset nga fakti se pala kosovare duhet të përmbushë pjesën e obligimeve të saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img