Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka shprehur keqardhje ambasadorit të Izraelit, Yahel Vilan, për njohjen që ky shtet ia ka bërë pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ky vendim ka pasur ndikim negativ në raportet mes dy shteteve.
“Daçiq ka shprehur keqardhjen për vendimin e Izraelit për ta njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, gjë që ka pasur ndikim negativ në raportet bilaterale, por ka theksuar se përkundër kësaj, duhet të kërkohen interesat e përbashkët, para së gjithash për të mirën e dy popujve, që përgjatë historisë shpesh kanë ndarë fat tragjik, në veçanti gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë, shkruan “N1”.