Ministri i Punëve të Jashme të Serbisë, Ivica Daçiq është deklaruar nga Brukseli ku edhe po zhvillohet takimi në mes presidentit të Kosovës Hahsim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të përfaqësueses se BE-së, Federica Mogherini.
“Qëndrimet janë të kundërta por me rëndësi është që palët të kuptojnë rëndësinë e vazhdimit të negociatave dhe të gjetjes se një zgjidhje afatgjate. Ne jemi për kompromis por ai është shumë i vështirë. Prishtina duhet të dijë që çështja e Kosovës nuk është e zgjidhur përfundimisht”, ka thënë Daçiq, raporton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka thënë se Serbisë i mbetet të shihet se çfarë mund të shpëtojë nga Kosova.
“Eliot Engel poashtu ka deklaruar se duhet të shihet realiteti dhe jo të bazohemi në shkrime në Twitter për tërheqje të njohjeve të Kosovës.Ndryshe Serbia është duke vazhduar me lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës, nga shtetet që tashmë e kanë njohur atë”, ka përfunduar Daçiq.