Site icon PrishtinaPress

Daçiq në Bruksel: Unë kërkova që ata të jenë “të drejtë” me Serbinë

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar në Bruksel se “nuk ka pasur presion ndaj Serbisë” në drekën e shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor, por se qëndrimi fillestar i Bashkimit Evropian është se Serbia duhet të harmonizojë politikën e jashtme me politikën e BE-së, gjegjësisht të vendos sanksione ndaj Rusisë, gjë që Serbia me këmbëngulje po refuzon.

“Kam thënë se duhet të jenë “korrekt” me Serbinë. Serbia nuk vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke u udhëhequr nga interesat shtetërore dhe kombëtare dhe duke mbrojtur integritetin e saj territorial”, ka pretenduar Daçiq.

Daçiq ka thënë për mediat nga serbe në Bruksel se anëtarët e BE-së shprehën solidaritetin në lidhje me tragjeditë që kanë ndodhur së fundi në Serbi.

“Ne folëm për gjëra pozitive kur bëhet fjalë për parandalimin e migracionit të paligjshëm, luftimin e terrorizmit dhe të ngjashme. Përfundimi është se është e dobishme të mblidhemi kështu dhe ajo që mund të na gëzojë është se “nuk ka pasur presione të shprehura” ndaj Serbisë”, ka pretenduar Daçiq, në dallim prej deklaratës së Borrrell-it i cili i kishte bërë të qartë se nuk ka anëtarësim të Serbisë pa vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se të gjithë në takim mund të shohin se me çfarë “ekstremistësh” ka të bëjë Serbia.

“Përfaqësuesit e Kosovës thanë se Serbia është rrezik për paqen dhe stabilitetin, se ne jemi faktor përçarës dhe ata janë faktor paqeje dhe stabiliteti, gjë që duket vërtet joreale”, ka thënë Daçiq për mediat pro-qeveritare serbe./Paparaci.com

Exit mobile version