Site icon PrishtinaPress

Daçiq: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës shkakton jostabilitet në rajon

Serbia nuk do të pranoj formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodh, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Kosova po tenton të bëjë ushtrinë, dhe pasojat e kësaj politike të njëanshme janë qartë të dukshme, do të shkaktohet jostabilitet në rajon”, është shprehur Daçiq, transmeton lajmi.net.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ia ka dorëzuar projektligjin për FSK-në, kyeparlamentarit Kadri Veseli i cili pritet më pas ta dërgoj në Kuvend.

Exit mobile version