Site icon PrishtinaPress

Daçiq: Kosova mund të hapë ambasadë në Hënë, jo në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova mund të hapë ambasadë në Hënë por jo në Serbi, duke nisur fushatën zgjedhore “si përgjigje ndaj raportimeve se Kosova mund të hapë misionin diplomatik në Beograd”.

Të enjten, Daçiqi dhe partia e tij dorëzuan nënshkrimet për pjesëmarrje në zgjedhje. Ai, sikur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka nisur fushatën duke u marrë me “gënjeshtrat dhe manipulimet” për Kosovën.

Sipas tij, në Serbi gjithmonë para zgjedhjeve ka deklarata e akuza se Serbia do të sanksionojë Rusinë e se do ta njohë Kosovën, shkruan Tanjug.

Zgjedhjet në Serbi do të organizohen më 17 dhjetor. Në fushatën që tashmë ka nisur, presidenti i atjeshëm është zotuar se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deklaratat e liderëve serbë vijnë pak ditë pasi diplomatët euro-amerikanë ua bënë të qartë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit nënkupton njohjen de facto të Kosovës.

Exit mobile version