4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: Kosova dhe KFOR-i po bëhen gati për luftë në veri

Ivica Daçiq ka thënë se ekziston rreziku që Kosova e mbështetur nga shtete të huaja të organizojnë një “aksion” në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ekziston rreziku që Kosova e mbështetur nga shtete të huaja të organizojnë një “aksion” në veri të vendit.

Daçiq ka theksuar se një veprim i tillë mund të ndodh pas përcaktimit të kufijve mes serbëve dhe shqiptarëve në mënyrë që të eliminohet rreziku nga një luftë e re e përgjakshme në Ballkan.

Lideri i SPS ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimit mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të parandalohet një “stuhi” në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta dikujt i duket se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë, e sidomos për faktin se shtete të tjera mund t’i tërheqin njohjet e tyre dhe numri mund të zvogëlohet nën gjysmën e shtete anëtare në Kombe të Bashkuara. Mirëpo, në atë rast do të kishte më shumë rrezik”, u shpreh Daçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Rreziku më i madh do të ishte sulmi i armatosur në veri të Kosovës ngjashëm si Stuhia. Dikush mund të kërkoj ndihmë për të bërë një sulm të tillë në veri të Kosovës”, shtoi ai.

“Në një rast të tillë, Serbia ka vetëm dy mundësi, të hyj në përplasje ose t’i lejojë serbët të jenë të shtypur. Shpresoj se të gjithë në perëndim e kuptojnë se kjo e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Edhe në rast se serbët hyjnë në një konflikt të tillë, qoftë me KFOR-in, që vazhdimisht e komplikon pozicionin”, përfundoi Daçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img