Site icon PrishtinaPress

Daçiq: Kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë sepse do të ketë presion shtesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai ka pretenduar se përputhja me politikën e jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet e Serbisë me këtë organizatë, “por se ka diçka tjetër”.

“Shqipëria mburret se është 100% në përputhje me BE-në dhe pyet pse nuk i hapin negociatat. Disa vende në rajon vetëm marrin kërkesa dhe i zbatojnë menjëherë. Kjo tregon se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është i vetmi problem në marrëdhëniet tona me ta”, ka thënë Daçiq.

Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për presione shtesë ndaj Serbisë, si dhe ministri serb i mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe Millosh Vuçeviq.

Exit mobile version