1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq kërcënon shqiptarët: Mos luani me zjarrin

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë e themeluar nga, Sllobodan Millosheviq, njëherësh zëvendëskryeministër në Serbi, Ivica Daçiq ka kërcënuar sot gjithë shqiptarët në Kosovë.

Daçiq ka porosit shqiptarët nga Kosova që të mos luajnë me zjarr.

“Çfarë flet vëllai i Ramush Haradinaj është presioni më i tmerrshëm në gjykatë për të provuar se shqiptarët nga Kosova duan të shfarosin serbët dhe janë vazhdimisht në kërkim të arsyes për të përfunduar punën, që në mars nuk e kanë bërë. Unë nuk pres që të reagojnë Thaçi e Mustafa sepse ata mendojnë njësoj, por pres që të ketë ndonjë zë nga Brukseli, ose heshtja e tyre do t’i japë legjitimitet spastrimit etnik të serbëve nga Kosova. Nga ana tjetër, unë i këshilloj të gjithë të mos luajnë me zjarr, sepse Serbia do ta mbrojë popullin e vet në çdo kohë”, ka thënë Daçiq për alo.rs, transmeton Indeksonline.

Ndryshe deputeti Daut Haradinaj, ka deklaruar gjatë kësaj jave se vëllai i tij, Ramush Haradinaj, mund të ekstradohet nga Francë në Serbi, “nëse dikush e do Kosovën etnikisht pa serbë”.

“Kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë”, ka thënë ndër të tjerash Daut Haradinaj.

Kurse pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministri serb, Aleksandar Vulin i cili ka ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj kërcënimeve të Daut Haradinajt, për “spastrim të Kosovës nga Serbët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img