Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se heqja dorë nga Kosova, nuk mund të jetë çmimi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Si mundet BE-ja apo dikush nga Serbia të kërkojë njohjen e Kosovës, kur dihet që pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën, kur dikush thotë se BE-ja kërkon të njohim Kosovën, ne duhet ta pyesim atë në emër të kujt flet. Interesi ynë strategjik është të hyjmë në BE dhe ky është një tjetër prioritet i politikës sonë,”, tha Daçiq.
Ai në një intervistë për “Novosti” ka shtuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
Sipas Daçiqit, Serbia do të vazhdojë të jetë pengesë për çdo njohje ndërkombëtare të Kosovës.