-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: Formimi i Asociacionit është test për ndërkombëtarët

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se qëndrimi i Serbisë është i qartë, dhe ajo është se nuk ka hapa të mëtutjeshëm për zbatimin e marrëveshjes me Prishtinën derisa nuk formohet Asocacioni i komunave me shumicë serbe.

Daçiq në Vjenë, në konstatimet e gazetarëve që i Dërguari i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se është arritur marrëveshje, kurse Vuçiq ka thënë se nuk ka marrëveshje, ka theksuar se më e rëndësishmja nga kjo është që menjëherë të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Përderisa nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk mund të vazhdojmë të diskutojmë për hapat e zbatimit të saj. Vuçiq ka thënë qartë se jemi pajtuar të zbatojmë principet e vijave tona të kuqe, të cilat i kemi i kemi paraqitur”, tha Daçiq, raporton Kosovo-Online.

Ai rikujtoi se ishte ai dhe Hashim Thaçi që nënshkruan formimin e AKSHS-së,  se do të ishte tepër optimist nëse thoshte se kjo do të ndodhte menjëherë nesër, kur nuk kishte ndodhur 10 vjet më parë.

“Kjo është tash test për bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi ministry i jashtëm serb.

Ai po ashtu ka thënë se është përcaktuar qartë se AKSHS-në do ta përbëjnë 10 komuna, nga të cilat katër janë në veri të Kosovës me shumicë serbe.

“Kemi qëndruar e kemi biseduar me ditë të tëra. Mezi u pajtuam për një gjë të tillë dhe tash e 10 vjet duhet të prisnim që Kurti të mëshirojë dhe ta formojë. Ne nuk besojmë në dëshirën e tyre, por i pranojmë garancitë e negociatorëve evropianë se kështu do të jetë”, tha Daçiq.

Në pyetjen se a do ta pranojë Serbia anëtarësimin e Kosovës në BE, ai u përgjigj se “nuk na pyet askush asgjë në BE, sepse ne nuk jemi anëtare”, por gjithashtu deklaroi se Serbia është dashur të bëhet anëtare e Unionit shumë kohë më parë.

Sa i përket qëndrimit ndaj Rusisë, Daçiq tha se nuk duhet harruar se në vitin 1948, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë u tërhoq nga të gjitha paktet me Bashkimin Sovjetik, ndryshe nga vendet e Evropës Lindore që tash janë në BE dhe që asokohe bënin plane për sulm të armatosur ndaj Jugosllavisë për shkak të konfliktit me Moskën.

“Kur bëhet fjalë për BE-në, është e rëndësishme të flitet për Kombet e Bashkuara, sepse është një organizatë universale që konfirmon nëse një vend njihet apo jo. Vetëm për këtë bëhet fjalë”, tha Daçiq.

Ai kujtoi se një vit më parë, Serbia konfirmoi qëndrimin e saj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe dënoi shkeljet e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën, por nuk iu bashkua masave kufizuese kundër Moskës.

“Ky qëndrim nuk ka ndryshuar. Nëse ka nevojë për rishikim të pozitës, do të merren institucionet kompetente. Është e vërtetë që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por është gjithashtu e vërtetë se vëllimi i shkëmbimit të tregtisë së jashtme ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është ulur. Dhe si e komentoni faktin që në shumë vende perëndimore, të cilat kanë vendosur sanksione, vëllimi i tregtisë së jashtme është rritur? Bëhuni të drejtë me të gjithë. Shkëmbimi ynë me Rusinë lidhet kryesisht me naftën dhe gazin”, tha Daçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img