-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq flet me bindje të plotë: S’ka rrezik që Serbisë t’i vihen sanksione

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk ka rrezik real që të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë, të cilat sipas informacioneve jozyrtare, po i kërkojnë shtatë shtete të Bashkimit Evropian pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Nuk ka pasur mbledhje ku janë votuar dhe janë marrë vendime, ka pasur mbledhje komisionesh ku janë përmendur gjëra të tilla në diskutime, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për këtë, as nuk ka qenë nismë zyrtare”, tha Daçiç për televizionin Prva në Serbi.

I pyetur se pse ka thënë se në videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku shihet krimineli Milan Radoiçiç në Banjskë ka rënë borë, Daçiç e ka pranuar se ka gënjyer.

“Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova. Gabimi im. Nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiçin”, shtoi kryediplomati serb.

Dy ditë më parë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se Brukseli është duke e monitoruar nga afër nëse Serbia është duke bërë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në Veri, dhe nëse nuk do të shkojë në këtë drejtim, ai paralajmëroi masa të mundshme ndaj Beogradit.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mospërmbushjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, ka thënë Borrell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img