13.4 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq falënderon shtetet afrikane që nuk e kanë njohur Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur falënderues e mirënjohës për shtetet afrikane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe që “ia respektojnë Serbisë integritetin territorial dhe sovranitetin” derisa u shpreh se Serbia e sheh si “kohë të duhur për të konfirmuar miqësitë e vjetra dhe të dëshmuara”.

“Në rrethanat aktuale, një impuls i veçantë në arenën ndërkombëtare duhet të ofrojë një performancë të koordinuar dhe parimore, ku theksohet respektimi pa kriter i parimeve ligjore ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe rregullave të pranuara përgjithësisht të bashkëpunimit. Ne nuk duhet të përshtatim konsistencën në respektimin e ‘Rregullave të lojës’ ndaj interesave ditore politike. Prandaj u jemi mirënjohës vendeve afrikane që pothuajse të gjitha respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe nuk e njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, tha Daçiq, siç e cituan mediat serbe.

Kutjojmë se në Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, palët zotohen të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre sipas Kartës së OKB-së ku zotohen të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe mospërfaqësimin e njëra tjetrës në politikën e jashtme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img