Site icon PrishtinaPress

Daçiq: E papranueshme kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE

Beograd, 19. februara 2024. - Prvi potpredsednik Vlade i ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se sa šefom Misije Saveta Evrope u Beogradu Janošom Babicem. FOTO TANJUG/ RADE PRELIC/ bg

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka ripërsëritur qëndrimin e Serbisë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është e papranueshme.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati të hënën me Janosh Babiq, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd.

Sipas një njoftimi të zyrës së tij, Daçiq në takim njëherit ka shprehur mirënjohjen e tij për siç tha “të gjitha shtetet anëtare që treguan mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë’ rreth kësaj çështjeje.

Siç u shtua, Daçiq e uroi Babiqin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet.

Exit mobile version