Ai tha se në këtë gjendje janë dy zgjidhje: ose ta prekim siguresën dhe të gjithë të fluturojnë në ajër, ose që me anë të dialogut të zgjidhin problemet, transmeton lajmi.net
“Serbia do ta zgjedhë këtë opsionin e dytë” tha Daçiq duke pretenduar se Beogradi po angazhohet për ruajtjen e stabilitetit.
“Ne jemi fqinjë dhe shpresoj që të kemi një të ardhme të përbashkët” shtoi ministri i jashtëm serb për agjencinë italine të lajmeve Ansu.
Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se po synohet që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.