Site icon PrishtinaPress

Dabiqaj si Haalandi, i realizon pesë gola për Gjilanin

Albert Dabiqaj e ka bërë sot atë që e bëri Erling Haalandi mbrëmë në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn kundër Leipzigut.

Futbollisti i Gjilanit i realizoi pesë gola në fitoren ndaj Trepçës ’89 me rezultat 5:1, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori kualitativ ishte i pamëshirshëm për mitrovicasit duke e thyer rekordin e golave të shënuar brenda një loje në këtë garë.

Nga katër gola në të kaluarën i kishin shënuar Genc Hamiti e Gzim Rusi.

Dabiqaj me këtë rast ia siguroi Gjilanit kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Exit mobile version