7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Çun Lajçi për situatën në Veri: Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës

Ditën e djeshme, disa grupe qytetarësh serb u përplasën me Policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e zgjedhur të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit për të hyrë në zyrat e tyre dhe filluar procesin e punës.

Përveç reagimeve të shumta nga ndërkombëtarët dhe vendorët, ka reaguar edhe aktori i njohur, Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook.

Aktori ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i plotëson premtimet e fushatës që në çdo pjesë të vend të sundoi rendi dhe ligji.

Ai tha se standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Shqiptarë

Jo ju që i shikoni televizorët, po ju që televizorët i bëni me dalë menç, mos u bëni dhelpra, se kaçubat i ka djegë Serbia njëherë e një kohë e pallatet që i keni ndërtua me “djersën e ballit” pa i zbrazë kuletat, ato mund të luhatën nga ndrojtja e juaj!

– Albini e plotësoi premtimin e fushatës – në çdo cep do të sundoi rendi e ligji e do të funksionoi shteti. Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës.

Standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë!
Rrnoftë Kosova! Rrnoftë populli i saj. Rrnoftë policia e ushtria kosovare e rrnoftë Albin Kurti!

“Edhe ti Mbreti Stambollës (thoshte Fishta) qi po thua se Krajl Nikollës, … e unë po të them ty Edi Rama, shikoj mirë punët e Shqipërisë e mos ia mbaj zhagun Vuçiqit, … “se Shqipëria shportë me fiq nuk ka qillue, qi mua nda miqve peshqesh”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img