Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu është shprehur se Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare lidhur me zhvillimet në veri, derisa e ka quajtur suksesin e parë të Kosovës si shtet atë çfarë ka ndodhur të premten në komunat veriore.
Më tutje, Spahiu ka çuditur edhe më shumë me shembullin e marrë për ta trajtuar çështjen. Ai ka thënë se Kosova është si fëmija se kur qohet për herë të parë në këmbët e veta të gjithë i thonë “çka je tu ba”.
Spahiu nuk ndalet me kaq, por vazhdon të thotë se kur e shohin se nuk po rrëzohet i thonë “marshallah”.
Ky është statusi i tij:
Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri. Ky është suksesi I parë I Kosovës si shtet. Kur fëmija çohet për herë të parë në këmbët e veta e fillon me ecë, krejt familja I bërtasin çka je tu ba. Tek masandej kur e shohin që nuk po rrëzohet I thonë marshallah. Kur puna kryhet me sukses qortimet kalojnë. /Paparaci.com/