-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ç’thonë partitë shqiptare për përbërjen e re qeveritare

BDI-ja e Ali Ahmetit nuk do të dalë me qëndrim për koalicion dhe formatin e ri të Qeverisë pa shpalljen e rezultateve finale nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga ana tjetër kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se partia e tij është e gatshme të bisedojë me partitë për të formuar koalicion të gjerë dhe për krijimin e qeverisë së reformave.

“Ideja jonë për një koalicion të gjërë është bërë publike shumë herët dhe tanimë që nga momenti kur do të kemi rezultatet e para zyrtare ne jemi të gatshëm që të bisedojmë për një qeveri e cila do të rikthente vendin në normalitet, apo qeveri reformatore. Ne nuk do të jemi alibi asnjëherë që ata, ashtu siç ka ndodh në të kaluarën, të futen në qeveri pa kushte me VMRO-në apo këdo qoftë”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami .
Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Zijadin Sela është decid se pa plotësimin e kushteve siç janë marrja e një posti kyç dhe barazia mes shqiptarëve dhe maqedonasve, “Aleanca për shqiptarët” nuk planifikon të bëjë koalicion apo bashkëpunim me asnjë parti tjetër politike.
“Pozicionimi jonë është tek shqipja zyrtare, është te Prokuroria Speciale kategori kushtetuese, tek gjykata speciale në mënyrë që të kthehet shteti i së drejtës, është tek zgjidhja e proceseve të montuara politike, është tek buxheti me prerje lokale. Këto janë pozicionet tona dhe nuk jemi të interesuar për lojëra politike si deri dje, vetëm për të hyrë në qeveri vetëm që të kemi ministra, drejtor dhe funksione të cilët asnjë të mirë nuk i sjellin popullit. Nuk hy me njerëz të cilët duan që shqiptarët ti mbajnë të shtypur dhe që të gjithë fushatën e kanë të orientuar kundër shqiptarëve duke u thënë se kurrë shqipja nuk do të bëhet zyrtare”, deklaroi kryetari LR-PDSH Zijadin Sela.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img