Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se kur do të martohet me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Në një intervistë për reality shoë-n e saj në Netflix, I Am Georgina, modelja tregoi se si është ngacmuar nga miqtë se kur do të martohet.
“Ata gjithmonë bëjnë shaka për dasmën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez “The Ring Or When”, ata filluan ta këndonin për mua. Dhe mirë, kjo nuk varet nga unë”, tha Georgina, duke shtuar se Cristiano ka thënë se do të martohen pasi të kenë “clickun”, transmeton Klankosova.tv
Ndër të tjerash, Georgina shpjegon se Cristiano pret, që do të thotë kur koha është e duhur dhe çdo gjë në jetën e tyre ka rënë në vend do të bëhet martesa.

