Site icon PrishtinaPress

Cristiano Ronaldo thuhet se është zotuar t’i paguajë dëmin pronarit të shtëpisë pranë të cilës u aksidentua makina e yllit të futbollit

Makina e tipit Bugati e futbollistit, Cristiano Roanldo u përfshi në një aksident ku u tha se në të ishte truporja e tij, por që kaloi pa të lënduar.

Megjithatë një qen mbeti “duke u dridhur nga frika” kur makina në pronësi të sulmuesit të Manchester United u përplas me një pronë në Palma de Mallorca të hënën në mëngjes (20 qershor).

Kapiteni portugez, 37 vjeç, nuk po ngiste Bugatti Veyron – me vlerë 2.5 milionë euro kur ndodhi incidenti.

Foto: Getty Images

Ai aktualisht po shijon pushimet me familjen e tij në ishull përpara se të kthehet për para-sezon në terrenin stërvitor të United në Carrington.

Ronaldo është zotuar të paguajë pronarin e shtëpisë, i cili mbetet anonim, për dëmin e shkaktuar, shkruan Mirror.

Ai u shfaq në rezidencën e futbollistit me qira të martën (21 qershor) për të folur me të për incidentin pasi kishte frikë se qeni i tij ishte mbytur.

Foto: Getty

Policia ka konfirmuar se punonjësi i Ronaldos – që mendohet të jetë një nga truprojat e tij – po ngiste makinën sportive luksoze kur ajo doli nga rruga dhe u përplas me një mur guri që mbronte shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pronës që Ronaldo ka marrë me qira dhe ka transportua dy makina të tij për pushime.

“Më duhej të prisja për një kohë që të hapej dera kur vizitova Ronaldon, por u takova nga një burrë dhe një grua shumë e sjellshme”, tha pronari i shtëpisë për gazetën “Ultima Hora”.

“Në emër të Ronaldos ata premtuan se do të paguanin të gjithë dëmin që kishte shkaktuar Bugati. Më thanë të rregulloja gjithçka dhe të mbaja faturat… Nga aksidenti më është shkëputur matësi i ujit dhe që atëherë nuk kam mundur të jetoj normalisht në shtëpinë time. Dera është shkëputur dhe dy betona u rrëzuan”.

Foto: Solarpix.com

“Isha duke punuar kur policia më tha për aksidentin dhe gjëja e parë që mendova ishte që qeni im ishte mbytur sepse është gjithmonë pas derës. Kur hyra në pronë e pashë duke u tundur nga frika në një distancë të drejtë nga hyrja”, tha tutje ai.

Thuhet se Cristiano po shkonte për në superjahtin e tij “Azimut Grande” prej 5.5 milionë funte (6.4 milionë euro), i ankoruar në Porto Adriano në jugperëndim të Mallorcas kur ndodhi përplasja.

Policia spanjolle ka konfirmuar se nuk ka asgjë që sugjeron se Ronaldo ishte i përfshirë në aksident.

“Makina është përplasur me një mur, por ka pasur vetëm dëme materiale pa të lënduar dhe shoferi ka pranuar përgjegjësinë e plotë për atë që ka ndodhur”, tha një burim.

“Informacioni se kush ishte pas timonit dhe çfarë ndodhi është i regjistruar në bazën e të dhënave të policisë dhe është aty për t’u aksesuar nga gjykata ose oficerët nëse duhen kryer ndonjë hetim të mëtejshëm.

“Por është më shumë rasti i informacionit që duhet të regjistrohet në mënyrë që pronari i pronës që është dëmtuar të mund të paraqesë një kërkesë kompensimi dhe të përdorë raportin e policisë si një mbështetje në rast se ka ndonjë mosmarrëveshje në vijimësi se si dëmi është bërë”.

Cristiano u nis për në Palma de Mallorca me pesë fëmijët e tij dhe partneren Georgina Rodriguez më 14 qershor

Exit mobile version