Ylli portugez i futbollit karrierën do ta vazhdojë tanimë edhe zyrtarisht në Arabinë Saudite te klubi i Al Nassr.
Cristiano Ronaldo është duke udhëtuar drejt shtetit arab për të kompletuar transferimin e plotë si lojtar i lirë.
Në llogarinë e tij në Instagram, Ronaldo ka publikuar pamje nga aeroplani gjatë fluturimit për në Arabinë Saudite.
Ronaldo do ta mbajë fanellën me numër 7 dhe kjo pa dyshim se do të jetë më e shitura dhe më e preferuara në Arabinë Saudite.
Portugezi, nga ana e tij, do të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Manchester United në fund të vitit 2022, pas deklaratave të tij duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”./Prishtinapress/