Cristiano Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.
Ylli portugez e ka fituar thuajse çdo trofe të mundshëm, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Kampionatin Evropian dhe Topin e Artë.
Por, “CR7” është i pëlqyer mbi të gjitha nga femrat.
Fizikusi dhe dukja e tij kanë bërë që 38 vjeçari të jetë njëri prej sportistëve më “hot” ndonjëherë.
E kjo ia ka mundësuar futbollistit të Al-Nassr të kishte eksperienca të ndryshme me goca gjatë karrierës së tij.
Mes spekulimesh dhe faktesh, përfaqësuesi portugez kishte shumë femra, qofshin ato të famshme apo edhe më të thjeshta.
Por, ne ua prezantojmë Top 10 femrat “hot” me të cilat Ronaldo ishte në lidhje që nga koha kur nisi të bëhej futbollist i famshëm.
Karina Ferro është e dashura e parë e Cristiano Ronaldos për të cilën shkruan me të madhe mediat.
Lidhja e tyre kishte nisur në vitin 2002 kur futbollisti po luante ende në Sportingun e Lisbonës.
Por, më pas ata u ndanë pasi njerëzit besonin se Karina ishte në lidhje me lojtarin vetëm për shkak të popullaritetit të tij.
Merche Romero ishte e dashura e radhës për tashmë veteranin e futbollit.
Futbollisti që po luan aktualisht në Arabinë Saudite ishte nëntë vjet më i ri se Merche.
Por, çifti u nda pas një kohe lidhjeje, më saktësisht në pjesën e dytë të vitit 2006.
Gema Atkinson e dashura e radhës e Ronaldos.
Çifti ishte në lidhje në vitin 2007, ndërsa modelja dhe aktorja britanike theksoi se në shumicën e takimeve, ylli i futbollit ishte jashtëzakonisht i qetë dhe i butë.
Në vitin 2008, Ronaldo e kishte nisur një romancë me modelen dhe bukuroshen spanjolle, Nereida Gallardo.
Çifti ishte takuar në një klub nate në Mallorca dhe kishin shkuar bashkë për tetë muaj.
Në vitin 2009 u spekulua se Ronaldo e kishte një lidhje të shkurtër me bukuroshen Paris Hilton.
Por, miliarderja amerikane më pas e konsideroi portugezin si “gej”, për të cilin tha se sillej sikur të ishte një “motër” e saj.
Cristiano Ronaldo e ka provuar edhe njërën prej femrave më “hot” në botë, Kim Kardashian.
Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit e kishte një lidhje të shkurtër por pasiononte me bukuroshen amerikane amerikane në vitin 2010.
Çifti ishte parë së bashku në Madrid dhe i kishin kaluar disa muaj së bashku në lidhjen e tyre.
E njëra prej femrave më seksi prej partnereve që i kishte në dorë Cristiano Ronaldo pa dyshim se ishte Irina Shayk.
Ata ishin bashkë për pesë vjet dhe ishin prej çifteve më të pëlqyera të show-bizit.
Sidoqoftë, ata u ndanë në janar të vitit 2015.
Raportohej se Irina dëshironte fëmijë, ndërsa Ronaldo nuk ishte i gatshëm në atë kohë.
Pasi i dha fund lidhjes prej 5 vjetësh me Irina Shayk, Ronaldo e pati një lidhje të shkurtër edhe me një gazetare.
Bëhet fjalë për Lucia Villalon, e cila kishte përfunduar në shtëpinë e Ronaldos në Madrid në vitin 2015.
Gazetarja spanjolle e televizionit ABC ishte parë disa herë në krahë të portugezit.
Pas saj, Ronaldo në vitin 2016 u lidh me ish-miss Spanjën, Desire Cordero.
Besohet se çifti kishte nisur gjithçka në Instagram, ndërsa më pas ishte takuar dhe e kishte nisur lidhjen, e cila po ashtu nuk zgjati shumë.
Cristiano Ronaldo duket se më në fund e ka gjetur rehatinë në aspektin sentimental.
Ylli portugez e takoi bukuroshen argjentinase, Georgina Rodriguez, në një pikë të kompanisë Gucci, ku po punonte si asistente e shitjes.
Aty nisi gjithçka dhe tash çifti i ka dy fëmijë, ndërsa Georgina përkujdeset edhe për tre fëmijët tjerë të Ronaldos, të cilët ai i ka me nëna surrogate.
Pra, me 5 fëmijë dhe shumë femra, po shihet që Cristiano Ronaldo ka qenë mjaft aktiv në dy dekadat e fundit, si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.
Pa dyshim, Ronaldo konsiderohet si “donzhuani” i futbollit.