Site icon PrishtinaPress

Cramon i bën thirrje Qeverisë Kurti: Po rrezikoni shumë, pyetni veten a është kjo qeverisje e mirë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u shpreh e shqetësuar nga situata në veri të Kosovës gjatë një konference për media në Prishtinë, ku tha se Qeveria e vendit “duket se po rrezikon shumë me këto manovra në veri”.

Ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta pyesë veten “nëse kjo është qeverisje e mirë”, teksa shtoi se duhet të punohet në ndërtimin e besimit me komunitetin serb në veri të Kosovës.

“Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy për qind të votave”, tha Von Cramon.

Exit mobile version