Site icon PrishtinaPress

Cramon: Franca po bllokon vizat

Hoti ka kërkuar që Kosovës ti liberalizohen vizat, thotë se janë të përkushtuar në integrimet evropiane.

Avdullah Hoti, këtë të enjte është paraqitur para Komisionit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Ai para kësaj trupe ka raportuar gjerë e gjatë për gjendjen në Kosovë, bisedimet me Serbinë e marrëveshjet e Uashingtonit.

Hoti ka kërkuar që Kosovës ti liberalizohen vizat, duke shtuar se janë të përkushtuar në integrimet evropiane.

Po në këtë takim e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Ajo ka dhënë një intervistë për televizionin T7.

Von Cramon, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave ajo ka thënë se këtë proces po e bllokon Franca.

Sipas saj, lufta për integritet, transparencë e kundër korrupsionit do ndihmonte në ndryshimin e qasjes së francezëve për këtë temë.

Ndërsa marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, sipas Von Cramon i ndihmon më shumë fushatës së Trump, sesa popullit të Kosovës.

Ndërkohë, qasjen e Grenellit ndaj Kosovës ajo e cilëson më shumë si polarizim i situatës.

Teksa thotë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Viola Von Cramon, është emëruar raportuese për Kosovën pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian.

Exit mobile version