Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka dënuar, siç tha ajo, dhunën dhe veprimet e djeshme në veri të vendit.
Cramon tha se duhet përmbajtje nga të gjitha palët dhe angazhim të plotë në dialog.
“Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura”, shkroi ajo.
Cramon gjendet për vizitë në Kosovë, ku u takua me shoqëritë civile dhe mediat, ndërsa bëri të ditur se do të takohet me zyrtarë qeveritarë, përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it, por edhe me përfaqësuesit e serbëve.