Home Ekonomi Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Coworking Space, hapësira e re e punës në Prishtina Mall

Prishtina Mall ka zgjeruar ofertën e saj me një hapësirë të re pune, Coworking Space, të krijuar për freelancer-at, remote workers dhe të gjithë ata që kërkojnë një ambient alternativ përtë punuar.

E vendosur në katin e dytë të Prishtina Mall, pranë Food Court, kjo hapësirë ofrohet plotësisht falas dhe është konceptuar për tëofruar një ambient të rehatshëm dhe fleksibil, ku puna mund tëkombinohet me një ndryshim të këndshëm të rutinës sëpërditshme.

Coworking Space u dedikohet jo vetëm atyre që punojnë nëdistancë, por edhe kompanive dhe ekipeve që dëshirojnë tëlargohen herë pas here nga ambienti tradicional i zyrës dhe tëpërjetojnë një mënyrë tjetër të punës.

Me këtë iniciativë, Prishtina Mall krijon më shumë mundësi përtë gjithë ata që dëshirojnë një ambient të ri pune, duke e shndërruar qendrën edhe në një destinacion ku puna, takimet dhepërditshmëria ndërthuren natyrshëm.

Hapja zyrtare e Coworking Space u bë sot, më 13 nëntor 2026, me një drekë të përbashkët të ofruar nga Prishtina Mall, duke shënuar kështu fillimin e këtij shërbimi të ri për vizitorët e qendrës.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur ta vizitojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë hapësirë plotësisht falas, sa herë që kanënevojë për një ambient të ri pune.

Coworking Space, Prishtina Mall – Zyra jote për sot.

Exit mobile version