SARS-CoV-2, virusi që shkakton pandeminë COVID-19, që ka ‘gjunjëzuar’ botën, mund të mbijetojë në maska kirurgjikale të fytyrës deri në shtatë ditë, pretendojnë shkencëtarët.
Coronavirusi po studiohet me shpejtësi për të kuptuar se sa kohë mund të jetojë në sipërfaqe të ndryshme dhe në kushte të caktuara, shkruan Daily Mail.
Një pjesë e hulumtimit nga Hong Kong zbuloi se ‘një nivel i konsiderueshëm i virusit infektiv ende mund të zbulohej në shtresën e jashtme të një maskë kirurgjikale’ pas shtatë ditësh, transmeton Telegrafi.
Numri global i vdekjeve nga pandemia e coronavirusit aktualisht është mbi 26,000, dhe afërsisht 600 mijë të infektuar.
Në temperaturën e dhomës mund të mbijetojë në nivele të larta për shtatë ditë nëse nuk trajtohet, por do të zhduket pas 14 ditësh.
Shkencëtarët zbuluan se kur trajtoheshin me ndonjë formë dezinfektuese, të gjitha sipërfaqet ishin pa viruse brenda pesë minutave. /Telegrafi/