Coronavirusi është rreth pesë herë më vdekjeprurës tek të rriturit sesa gripi sezonal

49
Advertisement

Coronavirusi është rreth pesë herë më vdekjeprurës tek të rriturit sesa gripi sezonal, sugjeron një studim i ri.

Advertisement

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, që nga fillimi i majit, rreth 65 mijë amerikanë kishin vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi.

Sidoqoftë, studiuesit thonë se të dy viruset nuk mund të krahasohen mes vete, pasi njëri është më infektues sesa tjetri.

Duke përdorur të dhënat nga shpërthimi i sëmundjes tek anija e lundrimit Diamond Princess, studiuesit përcaktuan që shkalla e vdekshmërisë ishte 0.5 për qind – një rritje pesëfish nga nivelet e vdekjes nga gripi i zakonshëm.

“Megjithëse zyrtarët mund të thonë se SARS-CoV-2  është vetëm një grip tjetër, kjo nuk është e vërtet”, shkroi ekipi nga Universiteti Harvard dhe Emory.

Një studim i vitit 2014 zbuloi se një person me grip infekton rreth 1.28 persona të tjerë. Ndërkaq dikush me COVID-19 infekton midis dy dhe tre persona të tjerë, sipas një studimi në mars të vitit 2020.

Sidoqoftë, autorët thonë se arsyeja pas krahasimeve midis të dyve mund të jetë konfuzion në lidhje me mënyrën se si janë raportuar të dhënat nga coronavirusi dhe gripi i zakonshëm.

Në sezonin e vitit 2018-19 në SHBA u vlerësua se rreth 23 dhe 63 mijë mund të vdisnin nga gripi, ndërsa numri i vdekjeve të llogaritura ishte midis 3,448 dhe 15,260.

Ndërkohë vdekjet e coronavirusit llogariten në kohë reale, kështu që studiuesit thonë se është më mirë të krahasohen të dy përmes llogaritjeve javore./

PostAdssFotoja e reklamës