3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çorbë kafeneje nga mishi i viçit: Do t’i lërë të gjitha në hije të cilat deri tani i keni provuar!

Mund të përdoret si një pjatë e parë dreke, por jo edhe si një vakt darke për ata që janë në dietë

Përbërësit:

– 500 g mish viçi nga kofsha apo qafa;
– 1 qepë;
– 1 tufë perimesh të gjelbra (2 karota, karota të bardha, majdanoz);
– 1 rrënjë selinoje;
– 2 patate;
– 1 dl vaj;
– 2 lugë miell;
– 2 dl ajkë të thartë;
– 1 të verdhë të vezës;
– kripë;
– piper,
– pak fletë majdanozi.

Përgatitja:

⦁ Qepën e grimë imët dhe e fërgojmë në vaj.

⦁ Shtojmë mishin e prerë në kube (edhe kockat, nëse ka),qesim ujë që të zhyten dhe i fërgojmë në zjarr të vogël rreth një orë.

⦁ Shtojmë perimet e prera në kube, i qesim kripë, piper dhe rreth 2 litra ujë.

⦁ Bëjmë fërgesën nga dy lugë miell dhe të gjitha bashkë i ziejmë edhe rreth gjysmë ore.

⦁ Para se t’i shërbejmë në çorbën e përfunduar përziejmë ajkën me të verdhët e vezës së tundur dhe i qesim majdanozin e grirë imët.

⦁ Sipas dëshirës, çorbës së viçit mund t’i qitet uthull apo lëng limoni.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img