Site icon PrishtinaPress

Çorba shtëpiake nga mishi i pulës sipas recetës së gjysheve tona

Shija e çorbës do t’ju kthejë në fëmijëri

Përbërësit:

– 1 pulë,
– 2 karota,
– 1 rrënjë majdanozi,
– 3 qepë të vogla,
– 1 presh,
– 1 gotë qumësht,
– 1 vezë,
– Erëza: kripë, piper të pabluar, piper të bluar, fletë dafine, një tufë majdanoz.

Përgatitja:

1. Perimet e pastruara pritni në pjesë të mëdha. Pulën lajeni mirë dhe qiteni në një tenxhere të madhe. Shtoni perimet dhe erëzat dhe të gjithave qitni ujë të ftohtë.

2. Tenxheren mbulojeni me kapak dhe të gjitha bashkë zieni në temperaturë mesatare rreth 2 orë (derisa të zihet mishi). Kur mishi të zihet, nxirreni nga tenxherja dhe hiqjani kockat dhe lëkurën, ndërkaq mishin shqyeni në pjesë. Me njërën pjesë të mishit mund ta gatuani çorbën, ndërkaq pjesën tjetër përdoreni për ndonjë gjellë tjetër.

3. Kur çorba të jetë duke u përfunduar, tundni në një gotë me qumësht një vezë dhe shtojani çorbës derisa të vlojë. Vloni të gjitha së bashku edhe 10 minuta. Në fund, qitni fletët e prera imët të majdanozit të freskët.

4. Shërbejeni të ngrohtë.

Exit mobile version