Ekipa kujdestare e Klinikës së Pulomologjisë e Qendrës Klinike Universitare i ka shpëtuar jetën një 64 vjeçari sot.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor, një copë e mishit ia kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes pacientit.
“Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”. Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies. Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale”, ka njoftuar Shërbimi Spitalor.
Pacienti, sipas tyre, u kursye nga intervenimet më të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.
Postimi i plotë: