4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Contour Global ndërpret planet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Kompania amerikane e listuar në bursën publike në Londër, Contour Global ka ndërprerë planet për ndërtimin e termocentralit 500 megavatësh “Kosova e Re”. Përveç tjerash, kompania ka deklaruar se nuk do të investojë më në projekte qymyri në botë.

Sipas planifikimeve, “Kosova e Re” do të prodhonte rrymë për të mbuluar gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë, vend ky që tani më përballet me mungesë të dukshme të energjisë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Ne nuk do të ndërtojmë ose përvetësojmë termocentrale nga qymyri në të ardhmën”, tha Contour Global në një njoftim për medie.

Muajin e kaluar, pas më shumë se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, kosovarët arritën të krijojnë qeverinë e re.

“Si rezultat i gjendjes politike në Kosovë… për projektin është e pamundur të arrijë rezultate para datës së përfundimit të projektit”, njofton kompania.

Në muajin dhjetor të 2017-së, pas një procesi të gjatë të planifikimit dhe studimit të lehtësuar nga Banka Botërore, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Contour Global që operon në më shumë se 100 termocentrale në Evropë, Amerikë Latine dhe Afrikë, vetëm për vitin që po lëmë pas ka raportuar një rritje prej 15.2 për qind.

Marrëveshja për ndërtimin e termocentralit të ri parashikonte një investim prej 1.3 miliard eurosh.

Termocentrali “Kosova e Re”, pritej të zëvendësonte njësitë shumë të vjetra prodhuese në KEK, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e ndotjes deri në 93 për qind.

Përveç tjerash, termocentral i ri do të mbulonte kërkesën në rritje për energji elektrike në Kosovë, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Kosova ndër vendet më të pasura me linjit në Evropë, nuk ka arritur të zhvillojë kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të energjisë elektrike.

Si rrjedhojë, raporte sugjerojnë se vetëm bizneset në Kosovë humbin mbi 300 milionë euro në vit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img