Diego Costa dhe Antonio Conte kanë gjetur paqen.
Sulmuesi spanjoll sot është rikthyer në stërvitje te skuadra e Chelsea, për të stërvitur me skuadrën e parë.
Ai ishte lënë për disa ditë, pas problemeve që kishte pasur me trajnerin italian.
Costa po ashtu nuk ishte ftuar as për ndeshjen që Chelsea e fitoi në udhëtim ndaj Leicesterit në Premierligë, shkruan lajmi.net.