Ai ka thënë po ashtu se sikurse Presidenti Thaçi ashtu dhe të gjitha Institucionet e vendit janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën derisa në Info Magazine potencoi se udhëheqja e dialogut nga Presidenti Thaçi nuk është legjitimitet i cunguar.
”Presidenti i Kosovës dhe institucionet janë shumë mirë të ndara mes vete ashtu siç e kërkon ligji i Kushtetutës”.
”Ata janë të obliguar ta respektojnë Kushtetutën. Në rastin konkret Presidenti ka të drejtën e vet legjitime për ta udhëhequr këtë proces”.
”Pjesa tjetër është vetëm pjesë politike, por jo e parëndësishme sepse do të ishte mirë të kishte një lloj rezolute që do të ishte një siguri shtesë”.
”Në asnjë rrethanë nuk është legjitimitet i cunguar. Shteti nuk funksionon për inate personale. Thaçi nuk shkon në Bruksel për të përfaqësuar një grup të caktuar apo Klan të caktuar ai përfaqëson shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj”.
”Kjo qasje lë shumë për të dëshiruar sepse në një demokraci parlamentare Kushtetuta është akti më i lartë demokratik”.
”Por derisa Kushtetuta është kjo që është sot, ta kontestosh Presidentin për ta udhëhequr dialogun atëherë është absurditet dhe zhgënjyes nga ana e këtyre deputetëve