Sonte në emisionin Komiteti – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për projektligjin e krijimit të ushtrisë, për të cilin kryeministria thotë se nuk ka qenë e informuar.
Çollaku ka komentuar komunikatën e zyrës së kryeministrit Isa Mustafa, në të cilën thuhet se Qeveria është njoftuar për projektligjin e krijimit të Ushtrisë atëherë kur është bërë publike për të gjithë.
Këshilltari Thaçi ka bërë të ditur se kur janë njoftuar Qeveria dhe Kuvendi për projektligjin dhe kush ka marrë pjesë në hartimin e tij.
Çollaku ka treguar se a ishte njoftuar kryeministri Mustafa paraprakisht dhe a ka ndikim qëndrimi i Qeverisë lidhur me krijimin e ushtrisë.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni përgjigjen e Çollakut: