4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Çollaku: Të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në

Bekim Çollaku, dikur këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes publike të UÇK-së, ka kujtuar krerët e kësaj ushtrie të cilët gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se Historia botërore nuk njeh ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndermarrje e përbashkët kriminale”, term me të cilin Specialja i referohet UÇK-së.

“Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës.”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nëntori i Dytë, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.
Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndermarrje e përbashkët kriminale”.
Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img