0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Çollaku përsërit: Vendimi për vizat pritet të merret deri në fund të vitit

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE-së njëherësh shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Ministri Çollaku ka falënderuar Zhbogarin për kontributin dhe punën e tij të palodhshme në Kosovë, e posaçërisht në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.
Ministri Çollaku theksoi se bashkëpunimi dhe puna e madhe që është bërë gjatë viteve të fundit është kurorëzuar me suksese të jashtëzakonshme në agjendën evropiane duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave.

“Përderisa e para, ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet, vendimi për heqjen e vizave pritet të merret deri në fund të këtij viti”, theksoi Çollaku.
Në fund të takimit, Çollaku i uroi suksese Zhbogar në misionin e tij të ri dhe premtoi që Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe institucionet e BE-së në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img