Site icon PrishtinaPress

Çollaku lë Ministrinë e Integrimit, shkon në Presidencë (Video)

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës më së largu në janar do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.
Çollaku ka thënë se Brukseli e konfirmoi edhe një herë mbështetjen për të ardhmen evropiane të Kosovës me votimin pozitiv në Komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE).
Ministri Çollaku konfirmoi se do të jetë në Presidencën e Kosovës ngase puna e tij si ministër i Integrimit ka përfunduar. E se çfarë pozite do të ketë, ai për Infobox ka thënë se do të jetë numri dy pas Presidentit.
Bekim Çollaku ka thënë se tani i takon deputeteve të Kosovës të përcaktojnë fatin e lëvizjes së lirë, duke votuar demarkacionin, i cili është kusht i Bashkimit Evropian, e të cilin ai e konsideroi padrejtësi që po i bëhet qytetarëve krahasuar me vendet e tjera te rajonit.
Megjithatë Çollaku shprehu mirënjohjen  tij për të gjithë ata eurodeputet që dje dhanë votën e tyre pozitive për vazhdimin e këtij procesi.
https://youtu.be/2lKYYBwHuqY

Exit mobile version