Ministri i Integrimit në dorëheqje, Bekim Çollaku, ka thënë se tashmë është kryer e gjithë puna në plotësimin kushteve për Liberalizimin e Vizave.
“Jam i bindur dhe besoj se deri në fund të këtij viti do të kemi mundësi të udhëtojmë pa viza. Gjithsesi, kusht është demarkacioni. Po na jepet përshtypja se ky vend po shkon drejt një lufte civile, drejt një përçarjeje”.
“Ky tensionim po ju konvenon subjekteve politike. Jemi në një situatë ku lëre që s’mund të shpresohet për liberalizim të vizave, por për asgjë tjetër”.
“S’mund ta fajësoj as qeverinë e as stafin e Ministrisë që objektivat s’u arritën në kohë”.
“Vendimin për Liberalizim të Vizave, nuk e merr as Kuvendi, as Qeveria e as ministria e Integrimit në Kosovë”.
“Është një vendim që i takon vetëm BE-së dhe 28 shteteve anëtare. Mirëpo, unë iu premtoj qytetarëve të Kosovës që liberalizohen vizat, nëse Bashkimi Europian e mbanë fjalën”.
“Nëse BE-ja dështon, nuk e përmbushë premtimin dhe obligimin, atëherë pse duhet të kemi zyrë të BE-së në Kosovë? Nëse ata na gënjejnë dhe s’na trajtojnë njëjtë sikurse vendet e tjera, kemi arsye që ta humbim besimin dhe kredibilitetin e BE-së në Kosovë”.
“Ju besoj deklaratave të komisionerëve të Bashkimit Europian se ata janë të gatshëm që ata ta mbajnë premtimin, me përmbushjen e kritereve të mbetura nga ana e Kosovës”.