Site icon PrishtinaPress

Çollaku: Dialogu ka stagnuar sepse Kurti ka frikë

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, dhe ish-ministër i Integrimit, Bekim Çollaku, ka thënë dialogu Kosovë – Serbi ka stagnuar gjatë 3-4 viteve të fundit.

“Është gjë e keqe dhe një dëshmi tjetër shtesë që dialogu në këto tri-katër vitet e fundit thuajse ka stagnuar në tërësi dhe si rrjedhojë e stagnimit drejt avancimit dhe drejt ecjes drejt marrëveshjes përfundimtare, kemi pasur një kthim prapa dhe një riciklim të marrëveshjeve teknike. Këtu duke përfshirë edhe marrëveshjen për targat të makinave, e cila është bërë vite më parë dhe për arsye të ndryshme nuk është zbatuar në tërësi”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nga Qeveria aktuale kjo marrëveshje po rritet dhe po përdoret si një test, për të testuar edhe durimin e bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar tensione në veri të Kosovës.

Ai thotë se tensionet në veri të Kosovës nuk e di se kujt i shkojnë për shtati, por shton ai Kosovës më së paku.

”Dhe së treti, marrëveshja për targat po përdoret si një element për ta ruajtur status quon aktuale, që nënkupton për të mos lëvizur drejt marrëveshjes përfundimtare”, tha ai në një intervistë  për Gazetën Blic.

Çollaku thotë se kryeministrit Kurti po i konvenon ruajtja e “status quos”, ngase siç shprehet ai, kryeministri ka frikë nga marrëveshja përfundimtare.

”Fatkeqësisht, ruajtja e status quos është interes i kryeministrit Kurti, i cili ka frikë nga marrëveshja përfundimtare, prandaj vazhdon të shpenzojë kohë dhe energji në çështje të natyrës teknike”, tha ai./Prishtinapress/

Exit mobile version