Analisti politik, Adrian Çollaku i ftuar në emisionin “Politikë”, ka komentuar fushatën elektorale të kandidatëve për kryetarë të Komunës së Drenasit.
Ai ka thënë se çdo parti që hyn në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës, shihet si një fuqizim në qendër.
Çollaku: Çdo parti që hyn në balotazh me PDK-në, fuqizohet
“Nëse Nisma për Kosovën arrin të futet në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës, atëherë do të reflektojë si një fuqizim i kësaj partie në qendër”, tha Çollaku në Politikë.