Kanë vazhduar sërish sulmet dhe komentet dashakeqëse në adresë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që pas konfirmit të lajmit se ishte i prekur me Koronavirus.
Derisa gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë stabile, dikush po i uron vdekjen, madje këtë po e bën nëpër hapësira publike.
Kjo nuk është hera e parë që në adresë të kryetarit të LDK-së, po shkojnë komente të tilla.
Një javë më parë Facebook i zotit Mustafa u bombardua nga komente negative ku shkonin deri në ektrem duke i uruar edhe vdekjen .
Kjo qasje e komentueve u kritikua ashpër nga spektri politik në vend dhe organizatat e shoqërisë civile.
FOTO: