“Të gjita kubëzat që janë ndërtuar në Prishtinë janë prokdute të kompanive të afërta me VV-në, ose të afërta me Vetëvendosjen. Tërë këto vite i ka favorizuar binzeset e afërta me juve. Skandalin me Hysen Durmishin që për një vit e kishte shpërblyer me katër tender kompaninë ‘Sopi’ ku kishte punuar vetë si menaxherë”, ka thënë Çoçaj, shkruan lajmi.net.
“Kanë bërë kasaphane edhe me leje ndërtimore. VV-ja u ka dhënë leje financeusve të tyre, militantëve, dhe familjarëve të tyre”, tha ai.
“Keni politizuar shkollat e komunës së Prishtinës. I keni mbushur shkollat e saj me militantët e juaj. I keni larguar drejtorët e shkollave me kritere partiake”, theksoi deputeti i PDK-së.
Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu. Ai akuzat e Çoçajt i ka quajtuar akuza dhe shpifje.
“Nëse keni prova dërgoni në prokurori”, tha Sejdiu.
Çoçaj replikoi përsëri duke theksuar se “punësimet partiake në Prishtinë dihen”.