Site icon PrishtinaPress

CNN raporton se për çdo peng, Izraeli do lirojë tre palestinezë

Palestinians walk near the rubbles in the aftermath of Israeli strikes, in Khan Younis, southern Gaza Strip October 10, 2023. REUTERS/Ibraheem Abu Mustafa

Lirimi i pengjeve izraelite ishte tema kryesore e bisedimeve të Kryeministrit Netanjahu me kabinetin e luftës, pas lajmeve se së shpejti do të ketë një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim 5 ditor.

Gjatë fjalës së tij lideri izraelit informoi anëtarët e kabinetit se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për çështjen e pengjeve, që tashmë qëndrojnë në robëri në duart e Hamasit, që prej 7 tetorit.

Më tej, Netanjahu u takua dhe me ushtarët e një reparti, të cilëve iu përsëriti qëndrimin se shkatërrimi i Hamasit vijon të jetë një nga objektivat kryesore.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë një marrëveshje të mundshme mes Izraelit dhe Hamasit në orët në vijim, e cila sipas tyre bëhet për motive humanitare.

Sipas CNN, e cila citon disa burime, palët kanë rënë dakord që për çdo peng izraelit të lirohen 3 palestinezë që qëndron në burgje, kryesisht fëmijë dhe gra.

Gjithashtu, pjesë e akordit është një armëpushim 4-5 ditor që mund të zgjatet në varësi të pengjeve të liruara, ndërkohë që Izraeli do të ndalojë mbikëqyrjen ajrore me dronë në Rripin e Gazës.

Nga lajmet e fundit nga fronti i luftës raportohet se ushtria izraelite ka vrarë gjatë një sulmi në Gaza dhe nipin e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Exit mobile version