Site icon PrishtinaPress

CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sulmin e mbrëmshëm

Arabia Saudite u dërgoi  disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të dyshuarin për vrasjen e pesë personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Kështu raporton me burime CNN.

Një burim i tha CNN se sauditët paralajmëruan Gjermaninë për individin e identifikuar nga media gjermane si Taleb në katër raste. Njoftimet, të njohura si “Shënime verbale”, iu dërguan shërbimeve gjermane të inteligjencës. Ky burim tha se të gjitha paralajmërimet u injoruan.

Burimi tha se ankesat për të dyshurain rrotulloheshin rreth përpjekjeve të tij për të “joshur” sauditët të largoheshin nga vendi dhe feja e tyre. Sipas këtij raportimi Arabia Saudite ishte në dijeni të “perspektivës mjaft radikale” të këtij njeriu.

Paralajmërimi i parë erdhi në vitin 2007 dhe lidhej me shqetësimet e autoriteteve saudite se Taleb A. kishte shprehur pikëpamje radikale të llojeve të ndryshme.

Taleb al-Abdulmohsen është identifikuar si i dyshuari për sulmin në Magdeburg.

Motivi i sulmit është ende i paqartë, por autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm.

Me origjinë nga Arabia Saudite, ai mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe në vitin 2016 u njoh si refugjat. Prokurori Horst Walter Nopens thotë se ata janë ende duke punuar për të sqaruar motivin, por thotë se i dyshuari mund të ketë qenë i pakënaqur “me trajtimin e refugjatëve nga Arabia Saudite dhe mënyrën se si ata janë trajtuar në Gjermani”.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, u tha gazetarëve se është “e qartë të shihet” se i dyshuari ka pikëpamje “islamofobike”.

I dyshuari është një kritik i hapur i Islamit në mediat sociale dhe ka promovuar teori konspirative në lidhje me një komplot të dyshuar nga autoritetet gjermane për të islamizuar Evropën.

Media gjermane Der Spiegel tha se një ankesë ishte paraqitur kundër al-Abdulmohsen një vit më parë mbi deklaratat për të cilat zyrtarët arritën në përfundimin se nuk përbënin një kërcënim konkret.

Exit mobile version