Banori i Big Brother Vip Kosova, Visar Dermaku, i njohur si Gani Gërmia mbrëmë ka kërkuar të dalë nga shtëpia.
Arsyeja e kësaj kërkese ishte zhgënjimi i tij.
Por, ai vendosi të qëndrojë në ‘Secret Room’ për 24 orë dhe të marrë vendimin përfundimtar.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ai po merr përkrahje të madhe nga fansat e tij, por edhe nga fytyrat publike.
Ishte këngëtari Gold Ag ai i cili ndau disa foto të Ganisë mbrëmë duke i thënë që mos të dorëzohet.
“Mos lsho pe bablok, çmontomi” shkroi ai.