Çmimet e naftës në Kosovë, kanë rënë në nivelin e para pesë viteve. Kështu thotë për Indeksonline Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Ai u shpreh se tashmë ky sektor është drejt normalizimit, duke shtuar se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha ai.
Siç thotë Berjani, pas lirimit të naftës tani duhet të lirohen edhe çmimet nëpër markete.
“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por ata janë duke u sherby me çmime më të lira në regjion perveç Maqedonisë Veriore e cila e ka Dizelin më te ulët se ne për 0.10 cent, arsyeja sepse ka akcizën më të ulët për 0.20 cent. Ndërsa Benzina atje është më e lartë”, u shpreh Berjani.
Berjani tregoi edhe çmimet momentale të derivateve në regjion:
Kosovë
Dizelli 1.23 €/ lit
Benzina 1.30 €/lit
Shqipëri
Dizel 1.59 €/lit
Benzina 1.60 €/
Serbi
Dizell 1.57 €/Lit
Benzin 1.59 €/lit
Mali i Zi
Dizel 1.41 €/lit
Benzina 1.58 €/lit
Bosnje
Dizel 1.27 €/lit
Benzina 1.27 €/lit
Maqedonia Veriore
Dizel 1.15 €/lit
Benzina 1.31 €/lit
Sllovenia
Dizelli 1.56 cent
Benzina 1.55 cent
Kroacia
Dizelli 1.57 cent
Benzina 1.58 cent